Kaloni te përmbajtja kryesore

“Remembrance” e Burim Myftiut vazhdon rrugëtimin në Fier

Ekspozita “Kujtesa(Remembrance)” e Burim Myftiut është hapur që nga 15 prilli në Galerinë e Artit “Vilcon Kilica” në Fier.
“Kujtesa” – është mesazh kundër dhunës e luftës.
Modelet e filmuara nga Burim Myftiu nuk reklamojnë më veshjet, por me shprehjet e fytyrës, me gjymtyrë të thyera, hundë dhe sy të pazakontë, pranojnë një histori, zhgënjim dhe tmerr. Në instalimet në të cilat modeli paraqitet në formën e një kukulle, tema është e njëjtë si në fotografi – dhimbja dhe zhgënjimi me realitetin janë parësore. Kjo pasohet nga një video instalacion ku shfaqen personazhet imagjinare të modeleve, dëshmitarë të një ëndrre të thyer.

Kjo ekspozitë ka qenë e hapur edhe në Shkup./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button