22 raste të reja me Covid-19
22 qytetarë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se janë shëruar 33 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 436.
Siç ka informuar MSh, në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.870 doza të vaksinës.
“Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.”, ka bërë të ditur MSh./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?