Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Rastin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka treguar se njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
“Policia e Kosovës, njëkohësisht apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, ka thënë Kelani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button