Kaloni te përmbajtja kryesore

Fëmijët ukrainas të deportuar në Rusi rrezikohen nga birësimi ilegal

Ukraina i ka bërë thirrje OKB-së për të lehtësuar kthimin e fëmijëve ukrainas të cilët janë “deportuar ilegalisht nga Ukraina”.

“Kërcënimi i birësimit të paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga qytetarët rusë pa ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme të përcaktuara në ligjin ukrainas është i dukshëm. Në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe standardeve themelore të njerëzimit, Rusia është e përfshirë në rrëmbimin e fëmijëve të organizuar nga shteti dhe shkatërrimin e së ardhmes së kombit ukrainas”, thuhet në deklaratë.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar vazhdimisht Moskën se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë nga qyteti lindor i rrethuar i Mariupolit në Rusi.
Kremlini ka denoncuar akuzën, duke pretenduar se Kievi ka penguar përpjekjet për evakuim./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button