Kaloni te përmbajtja kryesore

Sinani: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva ka nevojë për zgjedhje të reja

Ardita Sinani ka reaguar për herë të parë pasi u shkarkua nga pozita e deritanishme, si kryetarja e Preshevës
Sinani akuzoit Shqiprim Arifin – kryetari i zgjedhur sot, e Sami Salihu n për “puç të lartë”.
Ish kryetarja kishte kërkuar që seanca e Kuvendit Komunal të shtyhej për shkak të vizitës në Kosovë, por Salihu vendosi ta mbajë.
“Dy humbësit e zgjedhjeve para pak ditësh, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu, kryen sot puçin e tyre nga lartë. Nuk përfillen as Shqipërinë dhe Kosovën. Populli nuk i deshi për deputet. U hakmorrën ndaj meje. Me gishta në Kuvend, pa vota të qytetarëve. Eliminuan politikisht Shaip Kamberin nga parlamenti dhe më rrëzuan mua nga Kryetarja e Komunës. Realizuan skenarin. Karriget i morrën, por eliminuan veten nga populli.  Sikurse pushteti i tyre në Preshevë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu, janë tashmë në anën e kundërt të popullit. Janë pakica ekstreme e tij”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Ajo më tutje ka thënë se Preshevës i duhen zgjedhje të reja, sipas saj për një qeverisje legjitime.
“Ky pushtet i ri në Preshevë është produkt i degradimit të politikës shqiptare në Luginë. Është pushtet i grabitur ditën nga marrëveshjet e fshehta të natës. Presheva ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja për ta ndërtuar një qeverisje legjitime nga vota e popullit dhe jo nga pazaret e individëve vendorë dhe rajonal. Puçistët nga lartë e kanë tashmë makth të përditshëm përballjen me popullin, prandaj edhe do ta bëjnë të pamundurën me shty deri në ditën e fundit ballafaqimin me kutitë e votimit”, shkroi më tej Sinani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button