Kaloni te përmbajtja kryesore

Presidenca reagon ndaj deklaratave të Eliza Hoxhës për dukjen e Osmanit

Donjeta Miftari, Këshilltare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj komenteve  të deputetës së PDK-së, Eliza Hoxhës lidhur me dukjen e Osmanit.
Duke numëruar të bëmat e presidentes në politike, Miftari ka thënë se është trishtuese përpjekja për ta reduktuar fuqinë e Presidentes përmes pamjes së saj.
“Nëse dikush ka pikëpamje për qëndrimet politike të Presidentes, jemi me fat që jetojmë në një demokraci të hapur ku këto mendime mund të shprehen publikisht. Por përpjekja për të reduktuar fuqinë e Presidentes në pamjen e saj është trishtuese dhe indikator i infantilitetit në politikën ditore në vend.”, ka shkruar Miftari.
Paraprakisht ka ngritur edhe pyetje. Kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri, burri politikan, në veçanti?!
Sipas Miftarit është për keqardhje qasja seksiste në shoqërinë tonë dhe fakti që e njëjta amplifikohet tutje nga disa gra në politikë.
 

Hoxha dje  përmes një postimi në rrjetet sociale pas kritikave adresuar presidentes, në fund i ka dhënë komplimente për dukjen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button