Bachelet thotë se trupat e civilëve të vrarë në Bucha duhet të zhvarrosen
Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet ka lëshuar një deklaratë duke thënë se të gjithë trupat e civilëve të vrarë në Bucha duhet të zhvarrosen dhe të identifikohen për të siguruar që krimet e mundshme të luftë mund të hetohen.
”Jam e tmerruar nga imazhet e civilëve të shtrirë të vdekur në rrugë dhe në varre të improvizuara në qytetin Bucha në Ukrainë. Raportet që dalin nga kjo dhe fusha të tjera ngrenë pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës, shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, ka thënë ajo.
Sipas Bachelet është thelbësore që të gjithë trupat të zhvarrosen dhe të indentifikohen në mënyrë që familjet e viktimave të mund të informohen dhe të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes së tyre./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?