Pejani rrah nusen e djalit, ja çfarë i gjeti Policia në shtëpi
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij.
Rasti ka ndodhur në Pejë, më datë 03.04.2022 rreth orës 11:00.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike dhe 376 fishek të dy llojeve të kalibrave.
Viktima pas intervistimit me pëlqimin e saj është dërguar në shtëpi, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?