Kaloni te përmbajtja kryesore

Zgjedhjet në Serbi, dy ambasadorë vizituan pikën kufitare në Merdare

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde së bashku me ambasadoren franceze Marie-Christine Butel kanë vizituar pikën kufitare në Merdare.
Njoftimi u bë i ditur nga vet Rohde përmes Twitterit.
Dhjetëra qytetarë u nisën sot për në Serbi për të votuar, ku edhe po mbahen zgjedhjet presidenciale e parlamentare.
““Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim. 4 korsi funksionale në të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar ambasadori gjerman./21Media


 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button