Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkrum: Një tjetër qytet po bëhet ‘Mariupoli i ardhshëm’

Një tjetër qytet po bëhet ‘Mariupoli i ardhshëm’, sipas deputetes ukrainase, Alyona Shkrum.
“Qyteti lindor i Ukrainës, Izyum, po shkatërrohet në mënyrë të ngjashme si Mariupol”, ka thënë Shkrum.
Shkrum ka thënë se aktualisht nuk ka ushqim dhe njerëzit nuk mund të shpëtojnë.
Civilët “po detyrohen të shkojnë nën tokë pa ushqim dhe ujë”, tha ajo.
Qyteti i Mariupol ka qenë skena e krizës më të keqe humanitare në Ukrainë.
Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në qytet me pak akses në ushqim dhe ujë, dhe ata kanë rënë nën zjarr të fortë nga forcat ruse.
Shkrum shprehu zhgënjimin ndaj Kryqit të Kuq, duke thënë se donte që të ishte “më i pranishëm” në zonat më të goditura.
Organizata ka thënë se Rusia nuk po e lejon të hyjë në këto zona, por nuk ka bërë një deklaratë publike për këtë, tha ajo.
Një ekip i Kryqit të Kuq po shkon aktualisht në Mariupol për të evakuuar civilët, pasi 700 persona u shpëtuan dje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button