Kaloni te përmbajtja kryesore

Hajnat kërcënojnë me armë postierin në Istog, ia marrin dy telefona dhe veturën

Një postier ka raportuar se derisa ishte duke e dërguar një porosi, është ndaluar nga tre të dyshuar të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur veturën me targa lokale, dy telefona, disa para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nga Policia bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Istog rreth orës 16:00.
Vetura me pas është gjetur e braktisur në një fshat tjetër.
Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button