Gjendet trupi i pajetë i modeles ruse që e quajti Putinin psikopat
Kufoma e një modeleje ruse është gjetur e fshehur në një valixhe më shumë se një vit pasi ajo u zhduk.
Gretta Vedler, 23 vjeç, u vra një muaj pasi ajo postoi në mediat sociale duke e quajtur Vladimir Putin një ‘psikopat’ dhe duke parashikuar se përpjekjet e tij për të ‘rritur integritetin e Rusisë’ do të përfundonin me lot, përcjell portali rtv21.tv
Ish i dashuri i saj, Dmitry Korovin 23 vjeç,mori përsipër fajin. Ai rrëfeu një vit më vonë se e ka mbytur pas një grindjeje për paratë në Moskë dhe që nuk kanë lidhje me pikëpamjet e politike të modeles mbi Putinin
Ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe të sapo blerë.
Më pas ai e çoi trupin e saj 300 milje larg në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e një makine për më shumë se një vit.
Ai u tha hetuesve se vazhdoi të postonte foto dhe mesazhe në rrjetet sociale të modeles, për t’i bërë miqtë të besonin se ajo ishte ende gjallë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?