Kaloni te përmbajtja kryesore

Kina thotë se sanksionet do të dëmtojnë vendet në zhvillim

Përfaqësuesi i Pekinit në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, të enjten tha se përdorimi i sanksioneve kundër Rusisë gjatë një rimëkëmbjeje të ngadaltë ekonomike globale është gabim.

“Faktet kanë vërtetuar se dëshira për përdorimin e sanksioneve nuk do të zgjidhë asnjë problem, por do të krijojë probleme të reja”, tha Zhang Jun në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Zhang paralajmëroi se masat, të cilat shumë vende perëndimore vazhdojnë t’i përshkallëzojnë do të përkeqësojnë krizat e ushqimit dhe energjisë dhe do të dëmtojnë jetesën, veçanërisht në vendet në zhvillim, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ai u përsëriti gjithashtu vendeve të tjera anëtare të OKB-së se Kina ndan qëllimin e komunitetit ndërkombëtar për një armëpushim në Ukrainë.

“Ne gjithashtu shpresojmë se të gjitha palët do të bëjnë më shumë për të lehtësuar bisedimet e paqes dhe jo për të hedhur benzinë ​​në zjarr,” tha Zhang.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake dhe financiare dhe Pekini është shprehur i hapur./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button