Arrestohet në flagrancë oficeri korrektues për marrje ryshfeti
Një officer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është arrestuar nën ndyshimin për kryerjen veprës penale “Marrje e ryshfetit, njofton Prokuroria Themelore në Prizren.
“I pandehuri B.R., dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?