Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipëria nuk e aktivizoi, Jasir Asani mund ta vesh fanellën e Maqedonisë

 
Futbollisti shkupjan Jasir Asani ndonëse i pajisur me pasaportë shqiptare, asnjëherë nuk u aktivizua në kombëtaren e Shqipërisë, përcjell TV21. Për këtë shkak ai ka gjasa që në një të ardhme të shpejtë të vesh fanellën verdhë kuqë të Maqedonisë së Veriut.
Trajneri Bllagoja Milevski të mërkurën në konferencë për media tha se se po pritet përgjigje nga FIFA, pasi siç shtoi, është procedurë e ndërrimit të pasaportës.
Asani, dikur talent i Vardarit, që tani luan në Kisvarda të Hungarisë, nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Kombëtaren seniore të Shqipërinë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button