Rusia pretendon se në bazën ushtarake janë vrarë ushtarë të huaj
Rusia ka konfirmuar se ka kryer sulmin në objektin e trajnimit Yavoriv në Ukrainën perëndimore dhe se sulmi kishte vrarë “deri në 180 mercenarë të huaj” dhe kishte shkatërruar një sasi të madhe armësh të furnizuara nga vendet e jashtme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov tha në një konferencë se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj kundër luftëtarëve të huaj që bashkohen me forcat ukrainase, raportojnë mediat ruse.
Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 35 persona u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën në sulm./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?