Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar humbjet më të mëdha në dekada

 
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sa a publikuar një video-adresim të ri drejtuar kombit ukrainas në mediat sociale.
Zelensky thotë se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada – duke pretenduar se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani nuk janë në gjendje për të luftuar, raporton BBc përcjell portali rtv21.tv
Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse , duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.
Zelensky gjithashtu thotë se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button