Kaloni te përmbajtja kryesore

Në QKUK kryhet një operacion që kushton mijëra euro

 
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim, i cili më herët nuk është bërë në Kosovë.
Bëhet fjalë për korrigjim të kafazit të kraharorit me Pectus Bar ( pjesë metalike e vendosur në pjesën e përparme të gjoksit).
Në njofimin e SHSKUK-së thuhet se, pa pasur zgjidhje tjetër, qytetarët që kishin nevojë për këtë lloj operacioni, viteve të kaluara kanë kërkuar mjekim në shtetet e huaja, duke shpenzuar mijëra euro./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button