Paqja në Evropë, Blinken takohet me presidentin francez Macron
Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua për më shumë se një orë me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris të martën, sipas Departamentit të Shtetit.
Takimi i tyre, i cili zgjati nga ora 18:05 deri në 19:18 me orën lokale, vjen një ditë pasi Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë të përbashkët me Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.
Macron foli më herët me Scholz dhe presidentin kinez Xi Jinping.
Blinken shkroi në Twitter se ishte në Paris, “për të vazhduar të punojë në solidaritet me aleatët tanë francezë për të kundërshtuar kërcënimet që agresioni i Kremlinit paraqet për demokracinë dhe paqen në Evropë”.
“Udhëheqja e Francës ka qenë vendimtare për përgjigjen e unifikuar dhe të paprecedentë të Evropës ndaj luftës së zgjedhur të Putinit”, shkroi ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?