Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani në marshin protestues: Do të triumfojë liria dhe drejtësia

Qytetarë të shumtë, ambasada të huaja, shoqëria civile dhe presidentja Vjosa Osmani i janë bashkuar marshit protestues në solidarizim për popullin e Ukrainës.
Osmani tha se ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës, rikthen memorien dhe plagët tek popullit të Kosovës
“I jemi bashkuar botës demokratike, i jemi bashkuar aleatëve tanë edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet që po i kryen diktatori i luftës, Putin. Do të qëndrojmë të bashkuar dhe jam e bindur që edhe si në rastin e Kosovës, do të triumfojë liria dhe drejtësia”, tha ajo.
Presidentja edhe një herë ka shprehur gatishmërinë për pritjen e gazetarëve dhe qytetarëve ukrainas në Kosovë./KP

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button