PS: Kallëzimi penal i PD-së është jologjikë
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, Erdian Salianji, në një konferencë për media, ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratë se PS po bllokojnë procesin e votimit në Vorë, madje ai tha se zgjedhjet janë duke vazhduar pa asnjë problem, përveç bashkisë së Shkodrës ku për shkak të motit ka qenë e pamundur hapja e saj.
Sipas Salianjit, problemi i PD -së për të gjetur komisionere ka shkaktuar trazira, pasi që bashkia e Vorës ka korum ligjor për të vazhduar procesin.
Ai tha se pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë të komisionit nuk është shkelje e ligjit.
Derisa tha padia e cila është ngritur nga PD është jologjik, pasi që e vetmja që ka thyer ligjin është nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila ka ftuar qytetarët nga Vora që ta votojnë, kështu duke thyer heshtjen zgjedhore.
”Nuk e di pse bëhet kjo padi. Nëse ka pasur një shkelje në këtë proces është thyerja e heshtjes zgjedhore nga zonja Tabaku e cila i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar Partinë Demokratike…Kallëzimi është pa logjik, pasi ligjërisht problemi është i zgjidhur. Ata kanë detyrime të çojnë komisionerë dhe bëjnë padi ndaj KZAZ-së pse s’na cakton anëtarë kryesisht. Një të drejtë që e kanë vetë ja kërkojnë KQZ-së. i zgjedhur kryesisht është vetëm sekretari. Ata nuk çojnë komisionerë dhe thonë pse nuk e zgjidh KQZ kryesisht”, tha Salianji.
Ndërkohë bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.
Ndërkaq në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë marrë pjesë 18 kandidatë, kurse të drejtën e votës kanë 654 mijë e 538 qytetarë të këtyre bashkive.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?