Kremlini thotë se “nuk flitet” për nënshkrimin e dokumenteve pas raundit të dytë të bisedimeve Ukrainë-Rusi
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se “nuk flitet” për nënshkrimin e ndonjë dokumenti zyrtar nga Rusia dhe Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve të së enjtes midis dy palëve, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
“Rundi i dytë i negociatave u zhvillua dje”, tha Peskov në një konferencë me gazetarët. “Tani është në dorën e këtyre negociatave. Është një mundësi që delegacionet t’i përcjellin njëri-tjetrit të gjithë elementët e pozicioneve pa ndërmjetës të panevojshëm. Elementet e qëndrimit tonë janë vënë në vëmendje të palës ukrainase”.
I pyetur për mundësinë e nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje të nivelit të lartë nga të dyja palët, Peskov tha: “Nuk flitet ende për (nënshkrimin) e ndonjë dokumenti. Bisedimet që u zhvilluan ishin një mundësi e mirë për të përcjellë qartë vizionin tonë për këtë problem”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?