Opozita dhe pozita bashkohen për Rezolutën në mbështetje të Ukrainës
Aktualisht është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës ku po dskutohet për “Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se bilanci i luftës në Ukrainë është i dhimbshëm. Ajo pamjet e luftës nga Ukraina, i ka krahasuar me ato të Kosovës në luftën e fundit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova me kushtet e saj duhet ta mbështes Ukrainën dhe qytetarët e saj. Krasniqi gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE, të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Europës.
Kërkesë për aplikim në NATO ka pasur edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ai tutje ka shtuar se tash e tetë ditë siguria e Evropës është në rrezik, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?