Presidenti i Ukrainës kritikon aleatët se “po shikojnë nga larg”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky lëshoi një video-mesazh të ri të premten në mëngjes, duke kërkuar rezistencë ndaj pushtimit rus dhe duke kritikuar aleatët e Ukrainës për herë të dytë në vetëm pak orë.
“Këtë mëngjes, ne po mbrojmë vendin tonë të vetëm. Ashtu si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg”, tha ai në një video në Facebook, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.
Rusia u godit me sanksione dje, por sipas presidentit ukrainas këto nuk janë të mjaftueshme për të larguar trupat ruse, transmeton rtv21.tv.
Në orën 4 të mëngjesit, forcat ruse vazhduan sulmet me raketa në territorin e Ukrainës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?