Konjufca ia ndërprenë fjalën ministres, ia uron ditëlindjen Ganimete Musliut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e sotme plenare ia ka uruar ditëlindjen deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut.
Ai ia ka ndërprerë fjalimin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen deputetes opozitare.
“Ministre, çështja është shumë e rëndësishme, por më duhet të të ndërpres për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut. Urimet e mija zonja Ganimete Musliu. I pash disa lule të mëdha duke qarkulluar, por kureshtja ishte e arsyeshme”, ka thënë Konjufca.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?