Kaloni te përmbajtja kryesore

Britania e Madhe dhe BE-ja koordinohen për sanksione kundër Rusisë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka njoftuar se gjatë një telefonate me shefin e politikës së jashtme evropiane të BE-së, Josep Borrell, kanë ranë dakord se Britania dhe BE-ja do të koordinohen për të dhënë sanksione të shpejta kundër regjimit të Putinit dhe do të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën.
Ajo në një postim në Twitter, ka shtuar se gjithashtu ka kontaktuar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba për t’i ofruar mbështetjen e plotë të saj dhe për të diskutuar sanksionet që Britania e Madhe do të zbatojë kundër Rusisë me aleatët.


Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button