Tahiri: Sikur t’i dëgjonim zërat që ishin kundër konferencës së Rambujesë, Serbia nuk do bombardohej
Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë –Serbi, Edita Tahiri e ka kujtuar sot konferencën e Rambujesë, pasi që sot janë bërë 23 vjet që kur kjo e fundit filloi punimet.
Tahiri ka theksuar se kjo konferencë ka sjellur rezultate historike dhe ka ndalur gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999.
Ish-kryenegociatorja ka theksuar se ka pasur zëra kundër marrëveshjes së Rambujesë dhe sipas saj nëse i kishin ata zëra Serbia do të mbetej e pabombarduar dhe lufta e tragjedia do vazhdonte në Kosovë.
”Marrja e vendimeve të drejta në kohë të duhura mund të ndryshojnë historinë e një kombi, prandaj vendimi që morëm në Rambuje na bëri një komb i lirë, pas shtypjesh ndër shekujë…..çdo herë ndihem krenare që isha pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare ku përcaktuam fatin e lirisë të kombit tonë – një kombi trim, guximtar, qëndrestar, vetëfijjues pa pyetur për cmimin e lirisë, nëasnjë çast”, ka shkruar Tahiri në ”Facebook”.

Para 23 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?