Rihanna publikon fotografitë e para me barkun e rrumbullakosur
Artistja Rihanna së fundmi u bë kryelajm pasi u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, krahë të dashurit të saj A$AP Rocky.
Rihanna deri më sot nuk kishte publikuar ndonjë fotografi ndërkaq, ndjekësit mezi prisnin një reagim nga ajo!
Këngëtarja nga Barbadosi publikoi fotografitë e para në Instagram.
Ajo pranoi ndër të tjera urime nga më të ndryshmet dhe më të veçantat.
View this post on Instagram
Pjesën më të madhe të karrierës së saj, ylli i popit, Rihanna ka bërë hit pas hiti – nga kënga e saj debutuese e vitit 2005 “Pon de Replay” te fituesja e Grammy- t në vitin 2007 “Umbrella” deri te goditja e saj e fundit “Work” e 2016-ës.
Por, pasi arriti atë që shumë e konsiderojnë si kulmin e saj artistik me albumin e saj të fundit “Anti” – i cili u publikua gjashtë vjet më parë më 28 janar 2016, Rihanna nuk ka publikuar një tjetër album.
Po aq sa dikur ishte e këndshme në muzikë, Rihanna tani po ndihet në bukuri dhe modë.
Ajo lançoi linjën e saj ‘Fenty Beauty’ në vitin 2017 dhe më pas e ndoqi atë duke debutuar me markën e saj të të brendshmeve ‘Savage x Fenty’ në vitin 2018./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?