Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 150 pacientë me koronavirus po trajtohen në spital

157 pacientë janë në trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre në mjekim intensiv janë 3 pacientë, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë. Kështu ka informuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i cili ka treguar se në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.
Ndërkaq, me oksigjeno-terapi janë 35 pacientë.
Sipas IKSHPK-së 4 pacientë kanë rezultuar negativ me COVID-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 28,751. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button