Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq profesori Masar Shporta 

Ka vdekur në moshën 94 vjeçe, profesori i matematikës, Masar Shporta.
Shporta, lindi në Prizren në vitin 1928, i takon gjeneratës së parë të gjimnazistëve të Kosovës. Ai në shtator të vitit 1954 përfundoi fakultetin e shkencave të matematikës në Beograd.
Është fitues i çmimit për vepër jetësore “Rexhai Surroi”.
Profesor Shporta gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në arsim, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave, ndërsa si luftëtar i të drejtave arsimore shqiptare kosovare, katër herë ishte i burgosur politik./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button