Bislimi takon ambasadorët e BE-së të akredituar në Kosovë, kërkon heqjen e vizave
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi sot ka marrë pjesë në takimin e ambasadorëve të BE-së të akredituar në Kosovë.
Ai ka thënë se gjatë takimit ka prezantuar prioritetet e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022, si dhe ka kërkuar heqjen e vizave.
“Prezantova prioritetet e qeverisë së Kosovës në Agjendën Europiane për vitin 2022 të cilat janë: 1) Zbatimi i MSA-së dhe agjendën e reformave evropiane (ERA-II) 2) Sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit ; 3) Qeverisja e mirë dhe demokratizimi 4) Rimëkëmbja ekonomike 5) Reforma e adminitratës publike 6) Marrëdhëniet e mira fqinjësore përfshirë dialogun me Serbinë 7) Përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe 7) Programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”, ka njoftuar Bislimi.
Bislimi ka shkruar në Facebook se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe se qytetarët janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave të cilën e meritojnë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?