Kaloni te përmbajtja kryesore

Kroati sulmoi fizikisht kosovaren

Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kroacisë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua kosovare. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 në Ranilluk.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button