Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq nënoficeri i lartë i FSK-së, Besim Bajraktari

Forca e Sigurisë të Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë, Besim Bajraktari.
Bajraktari ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë në Republikën e Francë,  ku ishte për shërim.
”Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button