Kaloni te përmbajtja kryesore

Lojtari 001 i “Squid Game” fiton për herë të parë një çmim në “Golden Globes”

O Yeong-su bëri histori pasi u bë aktori i parë korean që fitoi një çmim ‘Golden Globe’.
Ylli 77-vjeçar i Koresë së Jugut, i cili luan Oh II-nam, i njohur gjithashtu si Lojtari 001, në serialin hit të Netflix, mundi Billy Crudup “The Morning Show”, Kieran Culkin “Succession” , Mark Duplass “The Morning Show” dhe Brett Goldstein “Ted Lasso” për të marrë në shtëpi trofeun e aktorit më të mirë në rol dytësor në televizion.
Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private të transmetuar në internet pa prezantues të famshëm dhe pa fjalime.
“O Yeong-su fiton performancën më të mirë nga një aktor dytësor në një serial, seri të kufizuar ose film televiziv! Ndërsa O Yeong-su është një aktor i respektuar i skenës në Kore të Jugut”, publikoi ‘Golden Globes’ në faqen zyrtare, transmeton rtv21.tv
Shoku i aktorit të filmit “Squid Game”, Lee Byung-hun, e uroi atë në Instagram, duke i thënë: “Bravo!”
Triumfi i tij shënon herën e parë që një dramë televizive apo aktor korean u nominua dhe fitoi një ‘Golden Globe’.
“Squid Game” – krijuar nga Hwang Dong-hyuk – është një serial distopian, në të cilin garuesit në nevojë të dëshpëruar për para luajnë lojëra vdekjeprurëse për fëmijë për të fituar çmime në para.
Në tetor, Netflix konfirmoi se “Squid Game” ishte seriali më i shikuar pas debutimit më 17 shtator.
Në vazhdën e suksesit masiv të dramës, Hwang dhe Netflix konfirmuan se ka diskutime për një sezon të dytë, por ai ende nuk ishte konfirmuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button