Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjumi ndaras mund ta bëjë më të fortë marrëdhënien tuaj

 
Siç rezulton 1 në 4 çifte zgjedhin të flenë në shtretër të veçantë, tregon një sondazh. Ndërsa tema konsiderohet ende tabu për t’u pranuar apo edhe për të folur, përfitimet mund të jenë të rëndësishme. Edhe çifti më i dashuruar mund të ndiejë nevojën për të kaluar netët e tyre të ndarë nëse modelet e tyre të gjumit ndryshojnë, shkruan BrightSide. Kjo nuk duhet të shihet si një problem apo si një marrëdhënie jo e mirë, por si një mjet për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj.
Disa nga përfitimet që çiftet që flenë ndaras do të mund të përfitojnë.

Gjumi juaj nuk do të ndërpritet

Privimi i gjumit nuk është diçka për të cilën duhet të bëni shaka, pasi mund të shkaktojë probleme me zemrën, depresion dhe madje edhe diabet. Dhe nëse nuk jeni duke fjetur mirë në të njëjtin shtrat me partnerin tuaj, duhet ta ndryshoni këtë. Femrat janë më të ndjeshme ndaj zhurmave rreth tyre, kështu që nëse partneri i tyre gërhet, me shumë mundësi do të zgjohen në mes të natës.

 Ju zgjoheni të lumtur dhe të rinovuar

Ky është rezultat i gjumit pa asnjë shqetësim. Të dy partnerët zgjohen plot energji dhe ndihen sikur mund të përballojnë jetën e tyre përkatëse me më shumë fokus dhe kontroll, transmeton rtv21.tv. Ata janë gjithashtu më të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht dhe nuk ndihen të indinjuar ndaj njëri-tjetrit për ndonjë ndërprerje të gjumit. Në këtë mënyrë e gjithë marrëdhënia e tyre është më e lumtur pasi zgjohen të freskët dhe pa asnjë zemërim.

Ju e vlerësoni më shumë partnerin tuaj

Intimiteti fizik nuk është diçka që ju e merrni si të mirëqenë, meqenëse nuk mund të rrotulloheni tek partneri juaj dhe të përqafoheni. Në fakt ju mungon kontakti i tyre dhe mendoni më shumë se si t’i afroheni dhe të kaloni pak kohë intime së bashku. Kjo do të thotë që ky aspekt i jetës suaj së bashku nuk po bëhet zakon, por një surprizë mjaft emocionuese.

 Debatet dhe grindjet mund të pakësohen

Kur 2 persona flenë keq, toleranca e tyre ndaj frustrimit është dukshëm më e ulët. Gjithashtu, mungesa e gjumit i bën njerëzit më pak empatikë ndaj emocioneve të njerëzve të tjerë, diçka jetike në një marrëdhënie. Jo vetëm kaq, por mungesa e gjumit mund të shkaktojë më shumë grindje mes një çifti qoftë edhe nga gjëja më e vogël. Përkundrazi, kur të dy partnerët flenë mirë, ata mund t’i trajtojnë problemet e vogla me sens më të mirë dhe t’i zgjidhin ato në mënyrë efektive, transmeton rtv21.tv

Mund të shijoni më shumë “kohën tuaj”

Një pushim shumë i nevojshëm do t’ju ndihmojë të dy të rimbushni bateritë dhe të krijoni një marrëdhënie me veten tuaj. Mund të lexoni një libër, të shikoni shfaqjen tuaj të preferuar ose të bëni ndonjë meditim para se të flini. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë kohë për të komunikuar me miqtë tuaj dhe për t’u fokusuar pak tek ata. E gjithë kjo hapësirë do t’ju japë më shumë gjëra për të biseduar me partnerin tuaj nga përvojat tuaja të veçanta./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button