Kaloni te përmbajtja kryesore

“Gjakosi” Ministrinë e Drejtësisë, Omer Ajdini thirret në stacion policor

 
Kryetari i Forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini më 20 dhjetor 2021 realizoi aktivitet para Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.
Duke hedhur ngjyrë të kuqe në hyrjen e këtij institucioni, ai në emër të partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët simbolikisht derdhi gjakun e atyre që kanë pësuar nga rastet gjyqësore. Me këtë u shpreh pakënaqësia për listën për falje, por që më pas u anulua.
Por, për këtë aktivitet, Ajdini është ftuar sot, në ora 19:00 në Stacionin policor në Beko.
Ftesa ka për qëllim realizimin e bisedës informative.
Për këtë ka reaguar Ajdini.
“Policia më paska ftuar në bisedë informative nesër në Shkup. Nuk e di çfarë informacioni duan të marrin përveç asaj që veçmë dihet, por gjithsesi unë nesër do t’i informoj për një gjë: kot mundoheni të na frikësoni, nuk ja kemi frikën këtij regjimi sepse jemi në anën e e drejtë, në anën e popullit!”, reagoi ai në Facebook, transmeton TV21.
Nga ASh kanë njoftuar se Ajidini në Stacion do të shoqërohet edhe nga lideri Ziadin Sela dhe deputetët e kësaj partie./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button