Kaloni te përmbajtja kryesore

Gashi – VV-së: S’po flisni që qytetarët po mërdhihen pa rrymë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kundërshtuar mocionin procedural që të futen 50 pika të rendit të ditës prej tyre 40 aprovime të ligjit në seancë të Kuvendit.
Gashi ka thënë se tash duhet të flitet për mungesën e energjisë elektrike në vend dhe jo për disa ligje të cilat nuk kanë të bëjnë më këtë.
“Në vend që të flitet për energjinë se si njerzt po mërdhihen pa rrymë si rezultat i paaftësisë së qeverisë me menaxhu këtë situatë ju propozoni me i fut 50 ligje me urgjencë që s’kanë lidhje me këtë punë”, ka thën Gashi sot gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button