Kaloni te përmbajtja kryesore

Basha u kërkon ndjesë demokratëve, “lejova hijëzimin tim” nga Sali Berisha

Lulzim Basha pranoi gabimin dhe përgjegjësinë se mbajti e lejoi hijëzimin e tij nga Sali Berisha dhe protagonizmin e këtij të fundit, ndërsa shtoi se e kishte paralajmëruar se ishte barrë për PD.
“Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij. Kjo histori nuk ndaloi 8 vite me radhë. Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike”, tha Basha.
Ai u kërkoi ndjesë demokratëve.
“Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre. Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen e një prej nyjeve të krizës për të cilën po flasim. Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar”, u shpreh ai.
Përplasjet brenda PD-së kanë filluar qysh nga muaji shtator kur kreu aktual i kësaj partie, Lulzim Basha u rreshtua në mbështetje të kërkesave të administratës amerikane për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar i partisë. Berisha, i cili ka paditur sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken në një gjykatë në Francë për t’i kontestuar akuzat për korrupsion që përbëjnë bazën e veprimit amerikan për ta shpallur atë person të padëshirueshëm.
Berisha ka vazhduar me akuza ndaj administratës amerikane duke theksuar se nuk do të lejojë që zyrtarët amerikanë të sillen si guvernatorë në Shqipëri.
Në maj, Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan atij dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në siç është thënë korrupsion të gjerë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button