Qytetarët rrahin dy policë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm ndaj personave zyrtarë në Prishtinë.
Dy persona, njëri i mitur, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, pasi njërit prej të dyshuarve ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, të hënën rreth orës 15:45.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?