18 viktima nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 18 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19.
Gjithashtu, nga 1.245 teste të kryera janë regjistruar 118 raste të reja me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar 396 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 215.125 raste, prej të cilëve 199.460 janë shëruar, kurse 7.569 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht janë 8.096 raste aktive me Covid-19 në nivel vendi, shkruan TV21./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?