Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie na kanë brengosur të gjithëve

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të sulmit ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit.
“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, ka shkruar Rama në Twitter.


Kujtojmë se tre persona kanë mbetur të vrarë sonte nga sulmi ndaj një autobusi në Gllogjan./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button