Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Ymer Prizreni” në Pejë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Rugova ka bërë të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button