Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahu nxënësen, Gjykata merr vendim për arsimtarin nga Vitia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës arrest shtëpiak për arsimtarin që rrahu një nxënës në Komunën e Vitisë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan, i cili ka treguar se arsimtari i është caktuar masa e arrestit shtëpiak me kohëzgjatje prej 30 ditë.
Ndryshe, arsimtari i shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë” është xhiruar duke ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënëse të klasës së tetë. Ngjarja ka ndodhur më 13.11.2021./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button