Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Pejë, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar sot si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gjakovë-Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.
Sipas Gjurkajt personave iu është dhënë tretmani mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia menjëherë pas marrjes së informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?