Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjini: Shpresojmë që qytetarët e Gjakovës ta kryejnë obligimin e vet

Kryetari aktual, njëherësh kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për edhe një mandat, Ardian Gjini, ftoi qytetarët e kësaj komune që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot është ditë e posaçme për Gjakovën, është dita kur votojmë në raundin e dytë, unë e përfundova obligimin tim me familje. Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Gjakovës ta kryejnë obligimin e vet, ta ushtrojnë atë të drejtë për të votuar. Është një ditë e mirë dhe do ta përmbyllim ashtu siç është më së miri”, tha Gjini, pasi votoi në shkollën “Mustafa Bakija”.
Gjini është në garë me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Kujtojmë që në zgjedhjet lokale, në raundin e parë që u mbajtën me 17 tetor, Ardian Gjini fitoi 47.76 përqind të votave, kurse Kusari-Lila fitoi 37.20 përqind të votave.
Në Gjakovë të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button