Kaloni te përmbajtja kryesore

Lladrovci akuzon shoferët e kompanisë së pastrimit për prishjen e makinerive në kohë zgjedhjesh

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka akuzuar shoferët e kompanisë së pastrimit për prishjen e makinerive në kohë zgjedhjesh.
“Kompania e e mbeturinave nuk menaxhohet nga kryetari i Komunës, menaxhohet nga niveli qëndror në Prishtinë. Ne kemi problem kohëve të fundit sepse shofer të papërgjegjshëm shkojnë e i prishin qëllimisht në kohë të zgjedhjeve makineritë”, tha Lladrovci.

Në Drenas në balotazh janë Ramiz Lladrovci i PDK-së me 45.62% dhe Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” me 30,74%./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button