Kaloni te përmbajtja kryesore

Çka thotë Vitia për akuzat që ka vjedhur pjesë të programit të Përparim Ramës?

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga VV-ja, Arben Vitia sonte në RTV21 ka folur në lidhje me raudin e dytë të zgjedhjeve.
Ai gjatë bisedës e ka sqaruar akuzën për vjedhjen e disa pikave të programit të Përparim Ramës.
”Tema për parkingje është një studim i fizibilitetit që është bërë nga një kompani e njohur dhe nuk i përket planit të Arben Vitisë e as kandidati i LDK-së, as  kandidati i PDK-së”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se ka respekt për kandidatin e LDK-së dhe se nuk e ka pasur për qëllim ta përqeshë.
Kujtojmë që, në këtë komunë në balotazh janë Arben Vitia nga VV-ja me Përparim Ramën nga LDK-ja. Nga raundi i parë i zgjedhjeve, Arben Vitia i kishte marrë 42.5% të votave, ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button