Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq: Brenda një viti e gjysmë njerëzit do të lëvizin lirshëm

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord për të ngritur këshillin e zbatimit të projektit “Open Balkan”, një nismë që parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve pa barriera doganore mes shteteve pjesëmarrëse.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, po mbajnë një konferencë për media.
Vuçiç tha se është rënë dakord që të ngrihet një këshill i zbatimit. Përbërja e saktë e këtij këshilli do të vendoset më vonë.
Ndërsa prezantoi dhe nismën e hapjes së kufijve Serbi – Shqipëri- Maqedoni
“Duam që njerëzit tanë për një vit a 1 vit e gjysmë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri nga Beogradi në Tiranë, Tirana në Shkup apo Tirana në Nish. E njëjta gjë nga Nishi në Shkup apo Nishi në Beograd. Që askush të mos ndalojë askënd në kufi. Askush nuk po ndërhyn në gjëra politike dhe as në të drejtën e shteteve tona”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button