ATK inkurajon qytetarët që t’i raportojnë mos-lëshimet e kuponave fiskal
Administratës Tatimore të Kosovës ka inkurajuar qytetarët që të kontaktojnë në QTH për të lajmëruar rastet e evazionit tatimor, mos-lëshimin e kuponëve fiskal, korrupsionit apo sjelljet jo të mira.
Kështu ka bërë të ditur ATK përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka thekusuar se QTH, tatimpaguesve dhe qytetarëve i’u ka ofruar informacion dhe asistencë përmes telefonit për legjislacionin tatimor, deklarimin elektronik, obligimet e tyre tatimore, si dhe për shërbime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe Administratën Tatimore.
”Qendra e Thirrjeve brenda Administratës Tatimore të Kosovës është themeluar në vitin 2011, me qëllim që të kontaktojë dhe të komunikojë me tatimpaguesit dhe të i’u ofrojë shërbime profesionale, unike dhe të sakta të gjithë atyre që kontaktojnë këtë qendër, për t’u informuar rreth çështjeve të ndryshme tatimore. Përgjatë rrugëtimit të saj QTH në vazhdimësi ka shtuar aktivitetet e punës, gjithashtu çdo vit janë rritur edhe rezultatet për të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Thirrje të realizuara me sukses për një dekadë janë 365,685, ndërsa vlera e pagesave si rezultat i thirrjeve kap shifrën e 22.9 milion euro. Veç këtyre, tatimpaguesit kanë pasur mundësin që të kontaktojnë stafin e QTH për të marrë informacione për TVSH, TAP, TAK, regjistrimin e biznesit, çregjistrimin, E-deklarimin, borxhin, deklaratat që mungojnë në sistem, arkat fiskale, gjobat e papaguara, për të denoncuar evazionin fiskal dhe shumë çështje të tjera tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Këtë njoftim ATK e ka bërë pasi që Qendra e Thirrjeve mbush sot 10 vjet./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?