Vdes një 36 vjeçar si pasojë e një aksidenti në Vushtrri
Një 36 vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, afër fshatit Debërllukë.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë kur ishte ndeshur me një veturë, shkruan rtv21.tv
”Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”, ka thënë Zahiti për rtv21.tv
Sipas Zahitit ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?